Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet nesër (e mërkurë), duke filluar nga ora 12:00. Kështu ka njoftuar Presidenca e Kosovës të martën.
“Pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend dhe duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja [Vjosa Osmani] ka vendosur që seancën konstituive të Kuvendit ta ftojë për nesër, më 11 shkurt 2026, në orën 12:00”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Thirrja e seancës konstituive vjen një ditë pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.









