Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një fotografi me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, me të cilin tha se ka pasur “një bisedë përmbajtjesore”.
“Me Sekretarin Rubio, një bisedë përmbajtjesore mbrëmë në kuadër të pritjes së organizuar nga Presidenti Trump”, shkroi Osmani në Facebook, pa dhënë detaje shtesë se çfarë konkretisht kanë diskutuar.