Vetëm shtatë ditë pasi kishte marrë mandatin më të fortë ndonjëherë prej 51%,
Albin Kurti, në intervistën e parë pas zgjedhjeve, habiti të gjithë, kur përmendi mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja.
Ai e dinte edhe arsyen.
Sepse kishte në plan ta shkaktonte vetë atë situatë.
“Natyrisht eKziston mundësia jo vetëm teorike por edhe praktike që ne të shkojmë prapë në zgjedhje në rast se nuk arrijmë ta rizgjedhim Presidenten.” Deklaronte Kurti.
Të njëjtën gjë e bëri edhe në prill, para zgjedhjeve të qershorit, kur kërcënonte sërish me zgjedhje.
Pas zgjedhjeve të qershorit, ashtu siç e kishte paralajmëruar vetë, nuk i mori 80 deputetë.
Mori 53.
Dhe që në deklarimet e para e riktheu sërish mundësinë e zgjedhjeve të reja.
“Nëse nuk do të kemi marrëveshje, nëse nuk do të kemi hapa përpara, përkundër mos dëshirës, që të shkojmë në zgjedhje të reja fatkeqësisht ato mund të shkaktohen.”
Pa fije dyshimi tashmë, përveç deklarativisht, Albin Kurti po punon realisht për zgjedhje të reja.
Sepse, në të kundërtën cili lider a parti politike që i ka numrat, refuzon ta konstituojë Kuvendin dhe ta formojë Qeverinë?
Po, pse ky njeri i do kaq shumë zgjedhjet edhe kur fiton më shumë se kushdo tjetër para ti?
A ka mundësi që për Kurtin gjithçka është një lojë që qëllim final e ka vetë lojën e jo rezultatin, cilido qoftë ai.
Me shumë gjasë po.
Kemi dy vjet pa institucione e krejt për adrenalinë personale të një njeriu që e eksploron lojën e gjasave deri në perversitet.
Na ka burgosë të gjithëve në psikologjinë e vet duke kërkuar emocione t’reja për shtysa egoiste derisa sistemin e ka kthyer në një version të çoroditur të demokracisë ku rregullave ligjore e ndalesave kushtetuese u ka humbur kuptimi krejtësisht e ne sorollatemi pa zgjidhje në versioin e sistemit që e ka krijuar Albin Kurti.








