Ky lajm është përditësuar

Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar për marrje ryshfeti, madje njëri prej tyre është zënë në flagrancë.

Këtë, për VOX Kosova e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah
Gashi. Ai ka treguar se aksioni është ndërmarrë pas hetimeve të fshehta që janë zhvilluar kohëve të fundit.

“Janë shoqëruar tre persona për marrje ryshfeti. Janë zyrtarë të Komunës së Prishtinës për marrje të ryshfetit, derisa njëri prej tyre është zënë në flagrancë”, ka thënë Gashi për VOX-in.

Në lidhje me këtë rast, ka reaguar edhe Kryetari i Prishtinës, i cili tha se kryeqyteti do të ofrojë bashkëpunim të plotë me të gjitha organet kompetente, në përputhje me detyrimet ligjore dhe standardet e një shteti demokratik.

“Në këtë frymë, Kryeqyteti Prishtina  mbetet i hapur për çdo proces verifikimi dhe veprim procedural, në frymë bashkëpunimi dhe me respekt të plotë për organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës”, shkroi Rama në Facebook.