Robert Bosch, ish ambasadori i Holandës në Kosovë, ka thënë se dëshmitarët e mbrojtjes në procesin e Thaçit dhe të tjerëve duhet të merren shumë seriozisht, sepse s’janë persona “askush”, por njerëz që e dinë se çfarë flasin e që nuk trillojnë.
“Gjykata, gjithsesi, duhet ta marrë këtë në konsideratë, sepse ata nuk janë “askush”. Janë njerëz që e dinë mirë për çfarë po flasin… këta janë njerëz shumë seriozë”, ka thënë ambasadori Bosch.
Bosch ka deklaruar se deklarata e diplomatit amerikan, Christopher Hill, është më e rëndësishmja pasi e vlerëson si një që vjen nga një person i afërt me popullin serb.
“Unë ende mendoj se dëshmia e ambasadorit Hill është më e rëndësishmja. Siç e dini, ambasadori Hill, de facto, po punon për serbët, aktualisht. Ai është i dërguar i posaçëm pasi shërbeu si ambasador atje, dhe e kam kritikuar disa herë që ka qenë tepër pro-serb, por nëse edhe ai, në pozitën e tij të tanishme, e thotë këtë, atëherë e dimë se është vërtet e vërtetë”, ka shtuar Bosch.








