Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka suspenduar Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetajn.

Vendimi vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt, të cilën shteti nuk e kishte mbrojtur, pavarësisht se ajo e kishte paralajmëruar se mund të vinte kjo situatë dhe prandaj kishte kërkuar mbrojtje.

Siç raporton Betimi për Drejtësi, ky vendim erdhi pas rekomandimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi.

Vuçetaj u suspendua me 7 vota për.

KPK-ja, thuhet se themeloi panel hetimor, pasi ndaj saj do të iniciohet procedurë disiplinore.

Vuçetaj është vetëm njëra nga përgjegjëset e sistemit të drejtësisë që nuk ndërmorën masa për ta mbrojtur Arlinda Zekajn, e cila i kishte bërë vazhdimisht kërkesa.

Arlinda Zekaj u vra të dielën me sëpatë nga kunati i saj, Albert Sylaj, i cili u arrestua dy ditë pasi që e kreu aktin.