Justina Shiroka-Pula, presidentja e re e Kosovës, kishte bërë një reagim të vonshëm dhe të vakët pas verdiktit për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.
Në reagimin e saj prej gjashtë paragrafësh, ajo nuk ua njeh askund decidivisht pafajësinë ish-krerëve të UÇK-së. Madje, në njërin prej paragrafëve, me një gjuhë të ngjashme me atë të Albin Kurtit dhe Gjykatës Speciale, lë të nënkuptohet se në Hagë u dënuan individët, por nuk u gjykua UÇK-ja.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është pjesë e një kapitulli vendimtar të historisë sonë. Proceset penale ndaj individëve nuk duhet të shndërrohen në gjykim të përgjithshëm të një lëvizjeje, të një periudhe historike apo të aspiratës së një populli për liri”, shkruante ajo më 26 shtator.
Ndërkohë, ndihmën e saj dhe të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës e kufizonte në hulumtime për të dhënat e luftës.
“Institucioni që unë e drejtoj është gjithmonë në dispozicion për të ndihmuar proceset e hulumtimit, të kërkimit dhe të interpretimit të të dhënave dhe të fakteve lidhur me luftën në Kosovë”, zotohej ajo.
Ky është, të paktën, qëndrimi i vetëm publik i Presidentes së Kosovës deri më tani lidhur me verdiktin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.









