Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, ka thënë në një konferencë për shtyp se Presidenti Donald Trump, në gjashtë muajt që ka qenë në Zyrën Ovale ka ndaluar në mesatare një konflikt çdo muaj.
Kur Leavitt listoi konfliktet që ka ndaluar Presidenti Trump, përmendi ndër të tjera edhe Kosovën e Serbinë, diçka për të cilën Trump ka folur shumë kohëve të fundit.
“Presidenti tanimë ka ndaluar konflikte mes Tajlandës dhe Kamboxhias, Izraelit dhe Iranit, Ruanda dhe Republika Demokratike e Kongos, India e Pakistani, Kosova dhe Serbia, si dhe Egjipti e Etiopia”, ka thënë zëdhënësja Leavitt.









