Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar një muaj paraburgim Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt.
Siç njoftohet, Gjykata ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e paraburgimit ndaj Sylajt, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, Sami Sharaxhiu, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ndaj të pandehurit A.S. ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, në përputhje me nenin 184, paragrafi 1, nënparagrafët 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3, të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK)” thuhet në njoftim.
Albert Sylaj dyshohet se e vrau kunatën e tij Arlinda Zekaj më sëpatë, të dielën e 25 tetorit.
Ai u arrestua nga Policia e Kosovës në orët e vona të së martës së 27 tetorit.









