Tre shtetasit e Shqipërisë që u kapën me 1 milion euro në pikënkufitare Kosovë-Serbi, në Merdare, do të duhej të ishin diku ne burgjet e Kosovës duke mbajtur paraburgim, sikur të mos ishingabimet e giyqtarit Leon Përlaska, i cili i la të lirë. 

Por, Edmir Ahmagjokaj, Aurel Kaziu dhe Ardit Laska, që po kontrabandonin 1 milion euro nga Serbia, u lëshuan dheaktualisht gjenden në Shqipëri. 

Vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit ka treguar se gjyqtari iGjykates Themelore Leon Përlaska, kishte vepruar gabimishtkur kishte vlerësuar provat dhe nxori vendim të gabuar kur iliroi. 

Përlaska kishte dhënë arsyetimin se Prokurorja e Speciales, Shenaj Berisha, nuk e bindi mjaftueshëm me prova dhe këtëvendim e kishte marrë dy herë. 

Por, aktvendimi i dytë i Apelit që ka siguruar Vox Kosova thotëse Përlaska ia huqi keq dhe se provat ishin të mjaftueshme per veprën e dyshuar te shpëlarjes së parave dhe se tre të dyshuaritdo të duhej të dërgoheshin automatikisht në paraburgim, përshkak te rrezikut se mund të iknin, ashtu siç edhe ka ndodhur. 

“Gjykata e shkallës së parë gabimisht ka vlerësuar se në këtëçështje penale ndaj te pandehurve: nuk mbështetet dyshimi ibazuar për veprën penale si në hyrje të këtij aktvendimi, ngasebazuar në aktvendimin mbi fillimin e hetimeve dhe në kerkesënpër caktimin e masës së paraburgimit prokuroria ka dhënë arsyetë mjaftueshme lidhur me kërkesën për caktimin e masësparaburgimit ndaj te pandehurve”.

Vendimi sqaron edhe se “ekziston dyshimi i bazuar se tëpandehurit: me dashje dhe duke e ditur se pasuria e caktuar eshtëe fituar permes aktivitetit kriminal kanë hyrë në territorin e Republikes së Kosovës dhe kanë deklaruar rrejshem me qëllimfshehjen dhe maskimin e burimit”. 

VOX Kosova ka provuar vazhdimisht të ketë një përgjigje ngagjykatësi që keq lexoi provat e sjellura nga prokuroria, por Përlaska ka qenë i paqasshm.

Në anën tjeter, shteti shqiptar policin e përfshirë në këtë rast e ka pezulluar menjëherë nga detyra, derisa institucionet në Kosovëpërkundër se i kanë zenë të hollat, kanë dështuar t’i paraburgosintre të dyshuarit që vozisnin automjetin me të cilin barteshin tëhollat.