Të shtëna armësh janë dëgjuar jashtë ndërtesës së parlamentit serb në Beograd këtë të mërkurë dhe një person është lënduar, sipas raportimeve të mediave lokale.

Në një video postuar në median NOVA, lokacioni i të cilës më pas është konfirmuar nga Reuters, shihen oficerë sigurie të armatosur tek i afrohen një tende të madhe jashtë parlamentit.

Disa të shtëna janë dëgjuar e më pas një zjarr është ndezur brenda tendës nga protestuesit pro presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Ende është e paqartë se kush ka shtënë me armë apo pse ka ndodhur.

Policia lokale ka refuzuar të komentojë mbi situatën.

Televizioni N1 ka raportuar se një burrë 57-vjeçar është plagosur, por është në gjendje stabile.

https://twitter.com/RT_com/status/1980941217962901988