“Për Kosovën e Lirë e jap jetën sa herë do kërkohet nga unë”, ka thënë Rexhep Selimi, ish-shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në fjalën e tij përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Hagë.
“Koha se kur do të kthehem në Kosovë tash e tutje varet nga vendimi juaj, por Prokuroria duhet ta kishte kuptuar se kurdo që të kthehem, unë do të kthehem në Kosovën e lirë. Në Kosovën për të cilën jam krenar që i kam dal zot në kohën më të duhur dhe për lirinë e së cilës kam qenë dhe mbetem i gatshëm ta jap edhe jetën sa herë që do të kërkohej nga unë”, tha Selimi.
“Në respekt të secilit prej jush në këtë sallë besoj se po të ishin vendet tuaja, në rrethana të njëjta me ato çka ka përjetuar Kosova do të vepronit njësoj. Jam i bindur se edhe ju do të luftonit për njerëzit dhe vendet tuaja ashtu siç kanë bërë paraardhësit tuaj para se vendet tuaja të bëheshin të lira e demokratike”.








