Diplomati gjerman, Dirk Schubel, do të jetë përfaqësues i ri i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë. Emërimi i tij është bërë nga Këshilli i BE-së, këtë të hënë më 13 korrik. Ai do ta marrë detyrën më 1 shtator të vitit 2026, me mandat fillestar dyvjeçar, duke pasuar Aivo Orav-in nga Estonia.

Schubel, nga Gjermania është një diplomat i cili ka përvojë të gjatë në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS). Aty, aktualisht ai drejton divizionin për Rusinë.

Më herët, ai ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i BE-së për Partneritetin Lindor (2022-2024), ndërsa ka qenë edhe shef i Delegacionit të BE-së në Bjellorusi (2019-2022) dhe në Moldavi (2009-2013).