Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, është ekzekutuar me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës, gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore.

Autori i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet se është Gjon Shkëmbi, i cili është arrestuar në vendngjarje nga Policia e Shqipërisë. Atij i është sekuestruar edhe arma.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe Policia shqiptare. Ata kanë thënë se përveç vrasjes së gjyqtarit, edhe dy persona të tjerë – babë e bir – të cilët bëhet me dije se janë jashtë rrezikut për jetë.