Një person është gjetur i vdekur në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.
“Rreth orës 08:30, kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, ka thënë për mediat zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Policia thuhet se është duke vazhduar me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, për të ndihmuar në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.









