Një person është arrestuar nën dyshimin se ka vrarë djalin e tij dhe një foshnje, të cilët ishin gjetur pa shenja jete në një shtëpi në fshatin Demiraj të Komunës së Gjilanit.
“Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, dyshohet se incidenti ka ndodhur brenda familjes, ku në cilësinë e personit të dyshuar është arrestuar babai i viktimës (gjashtëdhjetë e pesëvjeçar), i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Siç njoftohet, në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, rast i cili është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.









