NGËRÇI INSTITUCIONAL Ambasadori britanik në Kosovë i shqetësuar me situatën

Sipas Hargreaves, Kosova duhet ta përfundojë krijimin e institucioneve në mënyrë urgjente.

NGËRÇI INSTITUCIONAL Ambasadori britanik në Kosovë i shqetësuar me situatën

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ngërçin politik në Kosovë dhe sulmet që po drejtohen ndaj Gjykatës Kushtetuese nga akterë të pushtetit.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, shefi i diplomacisë britanike në Kosovë ka theksuar edhe nevojën për zotim gjithë-partiak  në respektim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, po, të gjithë po presim me padurim vendimin javën e ardhshme, dhe shpresoj që Gjykata të jetë në gjendje ta japë në kohë. Natyrisht, nuk e di se çfarë do të jetë, dhe nuk mendoj se ndonjëri prej nesh e di me siguri. Mendoj se më e rëndësishmja është që të gjitha palët e përfshira ta marrin shumë seriozisht, të deklarojnë publikisht se do të zbatojnë çdo gjë që sugjeron ose urdhëron Gjykata dhe, mbi të gjitha, të veprojnë për ta zbatuar”, ka thënë ambasadori Hargreaves.

Diplomati britanik nuk ka lënë pa komentuar edhe pasojat e këtij ngërçi politik.

Sipas Hargreaves, Kosova duhet ta përfundojë krijimin e institucioneve në mënyrë urgjente.

“Mendoj se Kosova po humb gjatë kësaj periudhe, duke mos pasur një zë të plotë dhe të besueshëm ndërkombëtar. Mësa kuptoj, pothuajse një miliard euro grante dhe hua janë të bllokuara në Kuvend. Janë, gjithashtu, shumë ligje që duhet të kalojnë. Pra, populli i Kosovës po humb nga mungesa e një kuvendi dhe qeverie të plotë”, ka deklaruar diplomati britanik.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin