Ministri i Deleguar i Francës për Evropën, Benjamin Haddad, ka thënë se janë të shqetësuar për mungesën e procedurës ligjore për rrënimet e shtëpive përreth Liqenit të Ujmanit.
Këto komente, Haddad i bëri në një konferencë të përbashkët për media me Ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në Prishtinë.
“Sa i përket rrënimit të shtëpive që përmendët, ne jemi të shqetësuar për mungesën e respektimit të procedurës së rregullt ligjore në këtë rast. Mundësia për të shfrytëzuar plotësisht mjetet juridike ekzistuese dhe efektive është një gur themeli i sundimit të ligjit dhe masat e pakthyeshme të ekzekutimit duhet të presin për aq kohë sa procedurat janë ende në zhvillim”, deklaroi Haddad.
Kritika për rrënimin e shtëpive në Ujman ka shprehur edhe Bashkimi Evropian.








