Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka theksuar nevojën për më shumë reforma në fushën e lirisë së medias, sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit e prokurorisë.
Gjatë seancës plenare kushtuar Ballkanit Perëndimor, ai tha se është me rëndësi të jashtëzakonshme që Kosova të vazhdojë rrugën e saj evropiane dhe të ruhet mbështetja e lartë publike për integrimin në Bashkimin Evropian.
Terras vlerësoi se, pavarësisht sfidave politike dhe ciklit të vazhdueshëm zgjedhor, Kosova ka shënuar progres në disa fusha, përfshirë vendimet që mundësuan qasjen në fondet e Planit të Rritjes dhe Reformave.
Ai përshëndeti edhe vendimin e Komisioni Evropian për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si të padrejta.
Po ashtu, Terras bëri thirrje që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat në Bashkimin Evropian.









