Ish-deputeti i i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, është emëruar zëvendësministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nga kryetari i kësaj partie dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Hyseni ka shërbyer si deputet i Vetëvendosjes që nga viti 2021 deri kur për pakënaqësi në rënditje të listës zgjedhore – mbeti jashtë asaj të VV-së.

Kurti e ka uruar Hysenin për detyrën e re, ndonëse si opozitar dikur ishte kritik i ashpër i punësimeve që patën fituar atributin e “rahatimeve” në institucionet e Kosovës.