“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Për punimin kundër UÇK-së, "Dimal Basha duhet ta sqarojë se kush e pagoi", thotë ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti.

Xhavit Haliti

Sipas ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Halitit, kryetari i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha duhet të jap dorëheqje nga kjo pozitë. Në një intervistë për VOX Kosova, Haliti thotë se Basha duhet të tregojë “nga kush u pagua”.

“Unë mendoj që ndërgjegjja e tij në raport me të pavërtetat që ka thënë do të duhej me sqaru publikisht situatën që e ka pas a ka pas përfitim a ajo? Kush e ka pagu? Dhe mendoj që do të duhej të jep dorëheqje. Dhe unë mendoj që kjo legjislaturë nuk do të duhej të funksiononte duke qenë ai kryetar i Parlamentit”, tha Haliti.

Basha, në një punim në bashkëautorësi shkruante se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), bashkëpunoi me kriminelë brenda dhe jashtë Kosovës. 

“Ka pasur akuza të shumta nga agjencitë perëndimore të zbatimit të ligjit se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), gjatë ngritjes së saj, bashkëpunoi me kriminelë shqiptarë etnikë brenda dhe jashtë Kosovës”, shkruante Basha në këtë punim, të realizuar bashkë me maqedonasen Jana Arsovska. 

Basha shkruante se “fondet për UÇK-në vinin nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë, si dhe nga trafikantë droge që vepronin në të gjithë Evropën Perëndimore dhe SHBA-në”. 

“Kjo mbështetje nuk kufizohej vetëm në para, por trafikantët e drogës dërgonin gjithashtu njerëz të armatosur për të luftuar përkrah UÇK-së dhe blinin armë në emër të UÇK-së”, shkruante ai. 

LAJME

DREJTËSI, JO POLITIKË Liria ka Emër fton qytetarët të marrin pjesë në marshin në mbrojtje të UÇK-së

VËMENDJE NDËRKOMBËTARE Mediat e huaja: Verdikti për ish-krerët e UÇK-së do ketë ndikim rajonal dhe evropian

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

FAKT YOU

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

Lidhja e (pa)dukshme Dega e kompanisë së Vuk Hamoviç-it në Tiranë dhe BIRN-i i Jeta Xharrës në Kosovë me kontabilistë të njëjtë

REZERVAT E ROZETËS Kontaminohet sërish procesi i blerjes së Rezervave Shtetërore – përjashtohen të gjitha kompanitë vendore

DHOMA SPECIALE

BETEJA E FUNDIT‘Spekulimet të mos jenë fakte’ – UÇK përballë gjykimit që rrezikon të kthehet në precedent politik dhe historik

UÇK NË GJYQ Si po i shkelmon Specialja ligjet ndërkombëtare, duke shkelur të drejtat e njeriut në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Ekskluzive EKSKLUZIVE

AUDIO-INCIZIMI Zyrtarët e Speciales iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje e tortura

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin