Ish-anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlera Gjakova, është emëruar këshilltare për media e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Siç raporton Top Channel, Gjakova këtë detyrë e ka marrë zyrtarisht dy javë më parë.

Vlera Gjakova ka qenë kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, por nuk kishte arritur që t’i merrte votat e mjaftueshme për t’u bërë ligjvënëse.

Gjakova i ishte bashkuar Vetëvendosjes më 24 gusht 2018. Njoftimin e kishte bërë Kryetari i VV-së, Albin Kurti.