I pyetur nga gazetarët lidhur me zgjedhjen e presidentit, e cila duhet të bëhet më së largu deri më 4 mars, Konjufca tha se emrat që kanë prodhuar pritje pozitive dhe pajtim të përgjithshëm mes partive politike janë nga familja e nderuar Jashari.
“Natyrisht, emrat që janë konsideruar, dhe ky është një konsensus i partive politike. Deri tash, të vetmit emra që kanë shkaktuar automatikisht një pritje pozitive, konsensus automatik, në shoqërinë tonë, është një president nga radhët e familjes së nderuar Jashari. Nuk mund të flas (a kanë vullnet ata), duhet t’i pyetni ata. Ka qenë kryeministri aty, ju ka shpjeguar çka…”, tha Konjufca para mediave.
Ai theksoi se për vullnetin eventual të anëtarëve të familjes Jashari për të marrë një përgjegjësi të tillë, duhet të deklarohen vetë ata.
Zgjedhja e presidentit kërkon shumicë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa procesi duhet të përmbyllet brenda afateve kushtetuese.









