Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kryeministri indian, Narendra Modi, kanë filluar bisedimet në një samit në New Dehli, me Modin që i tha Putin se India mbështet përpjekjet për paqe në Ukrainë.
Në vizitën e tij të parë në këto katër vjet, Putin po tenton të thellojë edhe më tej tregtinë me blerësin më të madh të armëve dhe vajit rus, ndërsa sanksionet perëndimore po shtrydhin lidhjet disa-dekadëshe mes dy vendeve, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Vzita po ndodh në një moment kur New Dehli është përfshirë në bisedime me SHBA-në për një marrëveshje tregtare për uljen e tarifave ndëshkuese në blerjet e mallrave dhe shërbimeve që India blen nga Rusia.
Moska është furnizuesi kryesor i armëve për Indinë për dekada me radhë dhe ka thënë se dëshiron të importojë më shumë të mira nga India, në një përpjekje për të rritur tregtinë në 100 miliardë deri në vitin 2030, e e cila deri tani ka qenë e suksesshme për shkak të importimeve që New Dehli ka bërë në sektorin e energjisë.
Që kur shtetet evropiane ulën varësinë në energjinë rusë pasi Rusia pushtoi Ukrainën gati katër vite më parë, India ka rritur blerjet e naftës së parafinuar ruse, vetëm për t’i ulur më pas nga presioni i tarifave amerikane dhe sanksioneve të këtij viti.









