Në një mesazh të regjistruar me video, Netanyahu theksoi:
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka folur për herë të parë pas sulmeve që ahteti i tij ka bërë në kryeqytetin e Sirisë, Damaskun.
“Kemi përcaktuar një politikë të qartë: çmilitarizimi i zonës në jug të Damaskut, nga Lartësitë Golan deri te malet e komunitetit druzi, është një nga vijat tona të kuqe. Tjetra është mbrojtja e vëllezërve tanë druzë në Jebel el-Druz,” ka thënë Netanyahu
Ai kështu shtoi se Ahmed al-Saraa ka shkelur të dy këto kushte të Qeverisë izraelite.
“Dërguan forca ushtarake në jug të Damaskut, në një zonë që duhet të jetë e çmilitarizuar, dhe nisën masakrat ndaj komunitetit druzi. Kjo ishte e papranueshme për ne në çdo mënyrë,” deklaroi Netanyahu.









