Një parti religjioze e Izraelit është tërhjequr nga koalicioni që drejton qeverinë e udhëhequr nga Ben Netanyahu. Ky zhvillim e ka lënë Netanyahun me një shumicë shumë të brishtë parlamentare, ndonëse të mjaftueshme për të arritur mbështetje parlamentare për një armëpushim potencial në Gaza.
Netanyahu ka dështuar të garantojë se studentët ultra-ortodoksë nuk do të largohen nga shërbimi ushtarak izraelit. Kështu, gjashtë deputetët e Partisë Judaismi i Bashkuar i Torës kanë dorëzuar letrat e tyre të dorëheqjes bashkë me gjithë pjestarët e tjerë të komisioneve parlamentare dhe ministrive qeveritare që vijnë nga kjo parti.
Judaistët e Bashkuar të Torës mund ta marrin me vete edhe Partinë Shas dhe kështu ta lënë vendin pa një shumicë parlamentare. Megjithatë, ata kanë njoftuar se ky vendim do të hyjë në efekt pas 48 orësh, dukë i dhënë hapësirë kryeministrit izraelit që të gjejë ndonjë zgjidhje të përshtatshme për të gjitha palët.