“Nuk po ndihem. A je i kënaqur me përgjigjen”, i ka thënë Ministrja në detyrë e Drejtësisë gazetarit të VOX Kosova, pasi që ka pyetur nëse po ndihet e shfrytëzuar nga partia e saj, Lëvizja Vetëvendosje, pasi që e larguan nga kandidimi për Kryetare të Kuvendit, pas disa tentativash të dështuara.

“Nuk po ndihem e shfrytëzuar. A je i kënaqur? Besoj që je kënaqë dhe s’ma bën tjetër herë”, tha Haxhiu me nervozizëm.

Haxhiu është propozuar disa herë për Kryetare të Kuvendit, mirëpo nuk ka arritur që ta marrë besimin e shumicës së deputetëve.