Kaltrina Hyseni, gruaja e Drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Mentor Hyseni, i cili ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, është përzgjedhur për pozitën “Drejtor i Departamentit për Auditim të Brendshëm” në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Në konkursin për këtë pozitë, Hyseni ka marrë vlerësimin më të madh – në total 84.1 për qind.
Në testin me shkrim, ajo ka marrë 81 pikë, në testin e ponderuar 40.5 për qind, në intervistë 87.2, ndërsa në intervistën e ponderuar 43.7 për qind.

Hyseni është edhe motra e Evetar Zeqirit, ish-Kryeshef i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), gjatë kohës së qeverisjes së Vetëvendosjes.
Burri i saj, Mentori, më 13 gusht 2025, ishte emëruar drejtor i ATK-së.

Hyseni ishte anëtarësuar në VV në gusht të vitit 2019. Prezantimin e tij e kishte bërë Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherit kryetar i VV-së. Ai kishte garuar si kandidat për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

Por, me të marrë pushtetin, ata vendosën njerëz të partisë në pozita kyçe, siç është rasti i Mentor Hysenit në ATK, apo ai i Faruk Mujkës në Ibër-Lepenc, të cilin e bën Kryeshef Ekzekutiv të kësaj ndërmarrje publike.









