Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka caktuar datën e seancës konstituive me nëntë shtator.
“Si Kryesues i Seancës Konstitutive e kam parë si një lajm të mirë arritjen e marrëveshjes ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Dehari.
Ai ka thënë se deri më 9 shtator pret që marrëveshja të shoqërohet me përgjegjësi konkrete dhe gatishmëri të deputetëve për t’i përmbushur detyrimet e tyre kushtetuese.
“Deri atëherë pres që kjo marrëveshje të shoqërohet me përgjegjësi konkrete dhe me gatishmëri të deputetëve për t’i përmbushur detyrimet e tyre kushtetuese”, ka deklaruar ai.
Dehari ka theksuar se Kosova nuk ka nevojë për zvarritje të reja apo një krizë tjetër politike, duke përjashtuar si të padëshirueshëm edhe një proces të ri zgjedhor.
“Kosova nuk ka nevojë për një tjetër zvarritje, as për një tjetër krizë dhe aq më pak për një proces të ri zgjedhor”, ka shkruar Dehari.









