Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka themeluar Bordin e Paqes. Presidentja Vjosa Osmani nënshkroi pjesëmarrjen e Kosovës në këtë bord, duke e bërë vendin që udhëheqë si një nga shtetet themeluese.

Ceremonia u zhvillua të enjten në Davos të Zvicrës, ku është duke u mbajtur Forumi Ekonomik Botëror.

Për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, nënshkrimin e kanë dhënë të enjten 19 shtete: Argjentina, Armenia, Bullgaria, Bahrejni, Azerbajxhani, Hungaria, Indonezia, Jordania, Kazakistani, Katari, Kosova, Maroku, Pakistan, Paraguai, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistan dhe Mongolia.