Nënkryetari serb Lista Serbe do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Lista Serbe do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit serb.

Nënkryetari serb Lista Serbe do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Drejtuesit e Listës Serbe

Lista Serbe ka paralajmëruar se do të dërgojnë lëndë në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti jo shumicë serb.

“Dua t’ju paralajmëroj se Lista Serbe do të çojë ankesë në Gjykatë Kushtetuese sepse rregullat janë shkelur”, tha deputeti i kësaj partie, Igor Simiç, në një konferencë për media nga holli i Kuvendit.

Simiç u bëri thirrje deputetëve të partive shqiptare dhe pakicave tjera joshumicë “që të mos votojnë për vendime jokushtetuese”.

“Krejt kjo do të mbetet e shënuar se çfarë kanë bërë që Nenad Rashiç-in me çdo çmim siç e kanë shtyrë në parlament pa votat e serbëve”, shtoi ai ndër të tjera.

Konstituimi i Kuvendit ka ngecur te zgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb. Lista Serbe në senacën e së martës propozoi tri herë Slavko Simiç-in, i cili nuk i mori votat e mjaftueshme.

Pas tri tentativash të dështuara, Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, i kërkoi që ta ndërrojnë kandidatin, pasi që, sipas tij, aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, nuk e lejon që një kandidat të kandidohet më shumë se tri herë.

Lista Serbe e kundërshtoi këtë dhe refuzoi që të propozoi kandidat tjetër. Pas kësaj, Basha aplikoi procedurat e përzgjedhjes me short, ku u provuan një numër i konsiderueshëm i deputetëve të Listës Serbe, por që të gjithë dështuan.

Dy herë u kandidua edhe deputeti Nenad Rashiç, që nuk është pjesë e Listës Serbe. Por, edhe ai nuk u mori votat e mjaftueshme, përkundër se Lëvizja Vetëvendosje votoi pro tij.

LAJME

GURI PRESIDENTES Ministria e pranon se s’ia dhanë Presidentes gurin e çmuar që donte t’ia dhuronte Donald Trump-it

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin