Seanca konstituive e Kuvendit ka shkuar në pauzë për 30 minuta, pasi që grupet parlamentare nuk janë pajtuar për formën se si të votohet nënkryetarët.

Çështja u bllokua te nënkryetari serb. Grupet parlamentare nuk arritën dakordim nëse nënkryetari serb, në këtë rast Slavko Simiç si propozim i Listës Serbe, të votohen në pako me të gjithë nënkryetarët e tjerë, apo ndaras.

Para se të vinte çështja te kjo pikë, Albulena Haxhiu e propozuar nga Lëvzija Vetëvendosje, u rizgjodh Kryetare e Kuvendit.

Nënkryetarët e Kuvendit nga radhët e komuniteteve ka qenë prakitkë vazhdimisht që të votohen ndaras nga ata shqiptarë.

Kjo ndryshoi në legjislaturën e kaluar, kur të gjithë nënkryetarët u votuan në pako.

VV-ja e propozoi për nënkryetar Ardian Golën, Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitakun, Lidhja Demokratike e Kosovës, Kujtim Shalën, komunitetet joshumicë jo serb, Emilja Rexhepin, ndërsa komuniteti joshumicë serb, Slako Simiç-in.