Gent Hyseni, kikbokseri 16-vjeçar nga Kosova, ka zënë vendin e dytë në garat e kampionatit evropian për grupmoshën junior.
Në finale që u mbajt në Itali, ai u ndesh me kikbokserin nga Ukraina, Danylo Yakovenko, të cilit nuk iu dorëzua deri në fund vetëm për të humbur finalen me diferencë të vogël pikësh nga gjyqtarët.
Hyseni përfaqësoi shtetin e Kosovës dhe klubin e kikboksit “Prishtina Fight Club” në kategorinë deri në 71 kilogramë.