Estonia ka kërkuar nga NATO bisedime në kuadër të nenit 4, pasi tre avionë luftarakë rusë MiG-31 kanë shkelur hapësirën e saj ajrore. Autoritetet estoneze thonë se avionët rusë e kanë qëndruar aty për disa minuta.

Kryeministri estonez, Kristen Michal, njoftoi mbrëmjen e së premtes se qeveria i ka kërkuar aleancës konsultime në kuadër të Nenit 4 të NATO-s pas incidentit.

Neni 4 i NATO-s parashikon që çdo vend anëtar i Aleancës ka të drejtë të kërkojë konsultime të menjëhershme me aleatët kur ndjen se integriteti territorial, pavarësia politike apo siguria e tij është e kërcënuar.

“Këtë mëngjes, tre avionë rusë MiG-31 hynë në hapësirën ajrore të Estonisë. Avionët e NATO-s u përgjigjën dhe aeroplanët rusë u detyruan të tërhiqen,” shkroi Michal në platformën X, duke e quajtur shkeljen “krejtësisht të papranueshme”.

Ministri i Jashtëm, Margus Tsahkna, sqaroi se avionët rusë kishin hyrë mbi Gjirin e Finlandës dhe kishin qëndruar rreth 12 minuta brenda hapësirës ajrore estoneze.