Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia që ai drejton do t’i votojë amendamentet kushtetuese që janë proceduar në Kuvend nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që Presidenti të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët.
“LDK i mbështet dhe i voton”, tha Abdixhiku në fjalën e tij në Kuvend.
Se do të votojnë për ndryshimet kushtetuese thanë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje. Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës, edhe pse u deklaruan se në parim e mbështesin idenë që Presidenti të zgjidhet nga populli, kritikuan mënyrën se si është duke u bërë, pasi që konsiderojnë që kjo duhet çështje duhet të trajtohet me seriozitet.









