Deputeti Agim Bahtiri ka reaguar pasi një video e tij e para 4 muajsh, ku thotë se “e pres dorën” dhe s’votoi për Listën Serbe, u shpërnda në masë të madhe në rrjetet sociale.

Talljet filluan kur ai të enjten pati votë pro për Listën Serbe, saktësisht për nënkryetarin tashmë të zgjedhur, Slavko Simiç.

Bahtiri në reagimin e tij ka theksuar se qëndrimi i tij ndaj Listës Serbe mbetet i pandryshueshëm. Sipas tij, vota e tij në seancën për zgjedhjen e 5 nënkryetarëve të Kuvendit ishte për pakon institucionale, e cila përfshinte edhe Listën Serbe, për të siguruar stabilitet institucional dhe funksionimin e shtetit.

Deputeti ka shtuar se ka kundërshtuar publikisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por si deputet nuk mund ta shkelë ligjin. “Vota ime ka qenë për stabilitet dhe për përfaqësuesin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Ardian Gola, jo për bllokadë,” ka thënë ai.


“Për ata që po shesin moral politik: Mos bëni filma!” shkruan ndër të tjera Bahtiri në facebook