Në rrjete sociale, në këtë periudhë parafushate, ka filluar të intensifikohet gjuha linçuese ndaj ish-Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kryesisht nga militantë të Lëvizja Vetëvendosje, duke iu referuar asaj si “frizerkë”.

Por, çuditërisht apo jo, kësaj gjuhe i është bashkuar edhe Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, në një tubim joformal me qytetarë, duke iu referuar me gjasë asaj me “frizerkë”, njëjtë sikur militantët e partisë së tij.

“Kur jemi te frizerkat”, tha Konjufca para qytetarëve, e më pas plasën të qeshurat.