Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka pranuar amendamentet kushtetuese të proceduara nga Presidentja Vjosa Osmani, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.
Në një postim në facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se këto ndryshime synojnë të adresojnë bllokadat institucionale që, sipas saj, kanë penguar funksionimin normal të institucioneve dhe kanë rrezikuar stabilitetin e tyre.
“Sapo i pranova amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre. I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve”, ka shkruar ajo.
Amendamentet tashmë pritet të procedohen për shqyrtim në Kuvend, ndërsa për miratimin e tyre nevojitet shumicë e kualifikuar e votave të deputetëve.









