Në Shesh për UÇK-në Mustafa e Haziri mbështesin protestën kundër Speciales

Isa Mustafa dhe Lutfi Haziri kanë mbështetur protestën kundër Gjykatës Speciale.

Në Shesh për UÇK-në Mustafa e Haziri mbështesin protestën kundër Speciales

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, kanë shprehur publikisht përkrahjen për protestën e 7 gushtit, të thirrur nga organizatat e dala nga lufta kundër Gjykatës Speciale, e cila po i gjykon krerët e UÇK-së.

Në një reagim në Facebook, Mustafa thekson se “është detyrë e të gjithëve të mbrojnë vlerat e luftës” dhe të mos lejohet që “historia të rishkruhet mbi bazën e dëshmive të instrumenteve të pushtetit serb”.

“Sikur ta kisha shëndetin, me 7 gusht do të isha edhe unë në Shesh”, shkroi ai.

Në të njëjtën linjë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaron se protesta e 7 gushtit “është thirrja jonë për Republikën”.

“Duhet të mbrohen vlerat dhe qëllimi i përbashkët”, theksoi Haziri në një postim në Facebook.

Protestën e veteranëve kundër Gjykatës Speciale e kanë mbështetur edhe akterë të tjerë politikë në vend. Ndër ta, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, e kreu i Nismës, Fatmir Limaj.

Që nga 5 nëntori i 2020-së, në qendrën e paraburgimit në Hagë ndodhen katër ish-krerë të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – të akuzuar nga Dhomat e Specializuara për krime të pretenduara lufte dhe kundër njerëzimit.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin