Kuvendi i Kosovës, duke u bazuar çuditshëm në Kushtetutën dhe Rregulloren e tij, ka tentuar të arsyetojë mbylljen e derës së sallës së seancave.
Në një reagim, ata thanë se “Kuvendit nuk i është komunikuar njoftim zyrtar për organizimin dhe mbajtjen e një seance. Për rrjedhojë, nuk janë ndërmarrë veprimet përkatëse”.
“Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se organizimi dhe përdorimi i Sallës së Seancave Plenare bëhet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Rregulloren e Kuvendit dhe procedurat përkatëse institucionale. Për datën 16 gusht 2026, Administratës së Kuvendit nuk i është komunikuar njoftim zyrtar për organizimin dhe mbajtjen e një seance. Për rrjedhojë, nuk janë ndërmarrë veprimet përkatëse administrative, teknike dhe logjistike për organizimin e një seance të tillë”, shkruhet në njoftim.
Sipas Kuvendit, mbyllja e derës nuk paraqet qëndrim politik të Administratës, por ajo po ushtron kompetencat e saj në mënyrë të pavarur dhe të paanshme.









