Ky burrë i thinjur norvegjez quhet Thorbjørn Jagland. 

Si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Jagland kishte përkrahur fuqishëm akuzat e pretenduara të senatorit famëkeq zviceran, Dick Marty, në raportin skandaloz “Trajtimi çnjerëzor i njerëzve dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë” kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e Ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. 

Por, cila është e vërteta e politikanit norvegjez, i cili për shërbimin sekret të Rusisë njihej si “Yuri”?

Dokumentet e dosjes Epstein, publikuar së fundmi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, shpërfaqin lidhjet e ngushta që dikur udhëheqësi i lartë evropian kishte me qarqe elitare të Federatës Ruse.

Sipas email-eve në dosjen e pedofilit amerikan, ish-kryeministri i Norvegjisë shërbente si dera e Jeffrey Epstein në Kremlin. Në një shkëmbim të vitit 2018, Jagland i premtonte Epstein se do të diskutonte me asistentin e ministrit të jashtëm rus, SergeyLavrov, për t’i ndërmjetësuar një takim për të shkëmbyer informacione. 

Mikahil Butkov, agjent i KGB-së ruse që kishte dezertuar tek britanikët, kishte treguar për transmetuesin publik norvegjez NRK, se në vitin 1990 ishte urdhëruar të rindërtonte kontakte me një politikan norvegjez të koduar me emrin “Yuri”, i cili ishte kodi i Jagland, kur ishte rekrutuar për herë të parë në vitin 1970 si kryetar i krahut rinor të Partisë Laburiste të Norvegjisë. 

Jagland ishte ndër politikanët e parë evropianë që kishte legjitimuar raportin e Martyt. Ai nënvizonte rëndësinë e një hetimi efektiv ndaj akuzave tejet të rënda të pretenduara kundër UÇK-së, të cilat tashmë janë hedhur poshtë edhe nga Gjykata Speciale, institucioni që u krijua mbi bazën e shpifjeve të senatorit tashmë të ndjerë zviceran.

Shërbim ndaj Moskës, ish-kryeministri norvegjez kishte kryer vazhdimisht. Ai në vitin 2014 kishte kërkuar rikthimin e të drejtave të votimit për Rusinë në Këshillin e Evropës pas revokimit tët tyre si pasojë e aneksimit të Krimesë.

https://www.facebook.com/share/v/1GZaWgHdfe/?mibextid=wwXIfr