Në udhëtimin e para gjashtë ditëve të Kryeministrit të Kosovës në New York, njëjtë sikur liderët e tjerë botërorë, edhe Kurti kishte arritur të fotografohej me Presidentin amerikan, Donald Trump.

Këtë fotografi e publikoi Albin Kurti dhe tha se ky është takimi i parë mes tij dhe Presidentit amerikan.

“Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump”, shkroi Kurti.

Kurti shkroi se e falënderoi Trump-in për investimet në NATO.

“E falënderova për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës”, tha Kryeministri.

Në të njëjtin kënd, fotografi me Trump-in të enjten mbrëma publikoi edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.