Në këtë lagje luksoze në periferi të Prishtinës jeton Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja jeton në lagjen më të shtrenjtë në Kosovë.

Osmani ka një pëlqim të paparë për privaten, përveç pagave që i merr nga publikja.  

Në vitin 2022, Osmani zgjodhi një spital privat në Turqi për një ndërhyrje kirurgjike, duke i shmangur institucionet shtetërore, paçka se ndërhyrja që e pati bëhet pa problem edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Katër vite pas, reagoi me mllef e vrer ndaj gjendjes së arsimit publik.

Krejt kjo pasi mediat zbuluan se fëmijët e saj frekuentojnë një shkollë private ku shkollimi i vajzave kushton rreth 15 mijë euro në vit.

As drejtësia nuk i shpëtoi kritikës së presidentes kosovare.

Në vitin 2023, kishte ngritur alarmin se ishte kërcënuar me lidhje duarsh për mos emërimin e kryeprokurorit të shtetit.

Pas emërimit presidente, marrëdhëniet i prishi edhe me ish-bashkëthemeluesit e partisë “Guxo”.

Faton Peci e Donika Gërvalla u rreshtuan krah liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Edhe për gazetarët shpesh ka adresuar akuza të rënda.

Së fundmi i akuzoi se janë bashkëpunëtorë të kriminelit Milan Radojiçiç pa përmendur asnjë fakt.