Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar 27 zëvëndësministra në Qeverinë e tij të re Kurti 4, ani pse kjo Qeveri është në pritje të një interpretimi të Gjykatës Kushtetuese.
Zëvëndësministrat e Qeverisë Kurti 4:
Përparim Kryeziu, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës,
Kreshnik Ahmeti, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,
Hysni Mehani, Zëvendësministër në Ministrinë e Financave,
Agon Batusha, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal,
Getoar Mjeku, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Ekonomisë,
Triera Kasumi-Berisha, Zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë,
Fatban Bunjaku, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit,
Jeton Mehmeti, Zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit,
Ali Dula, Zëvendësministër i parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal,
Enver Dugolli, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme,
Zef Morina, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit,
Daulina Osmani, Zëvendësministre e parë në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë,
Avni Zogiani, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,
Driton Hyseni, Zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,
Agon Dobruna, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare,
Besart Jashari, Zëvendësministër në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare,
Nora Arapi-Krasniqi, Zëvendësministre e parë në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit,
Tijana Veljkovic, Zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit,
Arsim Berisha, Zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë,
Genc Nimoni, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Drejtësisë,
Gegë Lleshi, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mbrojtjes,
Enis Kervan, Zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes,
Lulzim Hetemi, Zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim,
Ratomir Miniç, Zëvendësministër i parë në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim,
Igor Mitiç, Zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,
Muhedin Nushi, Zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës,
Sejnur Veshall, Zëvendësministër në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë.
Kjo qeveri e re e vendit u votua në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pasi në seancën konstituive nuk u votuan as emëruan nënkryetarët e Kuvendit nga radhët e PDK-së dhe AAK-së.
Gjykata Kushtetuese ka një aktgjykim të drejtpërdrejtë për këtë çështje.
Aktgjykimi me numrin KO265/25 e thotë shumë qartë:
“Një Seancë Konstituive që mbahet, por nuk e zgjedh Kryetarin/en dhe nënkryetarët e Kuvendit, është seancë e papërfunduar.”
Dhe sipas Gjykatës Kushtetuese, moszgjedhja e të gjithë nënkryetarëve u atribuohet veç deputetëve të Kuvendit.
“Në këtë kuptim, Aktgjykimi sqaron se mosarritja e shumicës së kërkuar për zgjedhjen e kandidatit për nënkryetar/e të Kuvendit përbën dështim të deputetëve për të përmbyllur me sukses Seancën Konstituive”.
Për më tepër, vetë senanca konstitutive po mbahej jashtë afateve kushtetuese.
Vendimi i fundit i Gjykatës i marrë për këtë cështje, precizon qartësisht se seanca konstituive duhej të përbyllej jo më largë se 30 ditë nga data e certifikimit të zgjedhjeve.
Këto veprime për interpretim Partia Demokratike e Kosovës i ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese.









