Ekipi ligjor i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është duke e bërë analizën në lidhje me procesin e konstituimit të Kuvendit.

Kështu kanë thënë nga presidenca, pas një takimi që Osmani ka pasur me Kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha – për të cilin, konstituimi i kuvendit, ka përfunduar, ndonëse nuk është zgjidhur nënkryetari nga radhët e komunitetit serb.

“Kryetari Basha e ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit. Në anën tjetër, Presidentja e ka informuar kryetarin Basha se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit”, thuhet në njoftimin për media të presidencës.

Dimal Basha dhe Vjosa Osmani

Presidentja ka potencuar se “do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës”.