Policia ka nisur me arrestime gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit të Kosovës, ku po kërkohet kalimi në lexim të dytë i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Një i ri, pjesë e turmës së protestuesve, është arrestuar nën dyshimin se ka hedhur fishekzjarrë.
Megjithatë, i riu ka mohuar se ka kërcënuar ndonjë zyrtar policor apo se ka dëmtuar dikë gjatë protestës.
Ai është shoqëruar për në polici.









