Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy shtetas të Kosovës, pasi që në veturën e tyre janë gjetur dy emigrantë nga Pakistani, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme e RMV-së.
“Më 08.04.2026 rreth orës 23:30, në autostradën A1, në afërsi të vendit të quajtur ‘Nyja e Smokvicës’, nëpunës policorë nga Qendra Rajonale e Çështjeve Kufitare Jug – Stacioni Policor për Kontroll Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë dhe Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovë i privuan nga liria S.B. (61) dhe H.S. (53), që të dy nga Kosova”, thuhet në njoftim të MPB-së maqedonase.
Personat thuhet se janë ndaluar në stacion policor, ndërsa emigrantët dhe automjeti janë vendosur në Qendrën Pritëse-Tranzitore “Vinojug” në Gjevgjeli.
Në njoftim theksohet edhe se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.









