Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e së premtes ka marrë vendim edhe për ta rritur pagën minimale.

Kjo rritje, siç tha Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se do të bëhet në dy faza – fillimisht në janar dhe më pas në korrik të vitit të ardhshëm.

“Nga janari i viti 2026 paga minimale do të jetë 425 euro, ndërkohë nga korriku i vitit 2026 paga minimale do të bëhet 500 euro”, ka thënë ai.

Përveç pagës minimale, në këtë mbledhje, është miratuar edhe rritja e pensioneve dhe shtesat për fëmijë. Rritja do të ndodhë që nga ky muaj.