Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar të premten dy zëvendësministra.

Siç njofton zyra e Kryeministrit, Ali Dula, ish-kandidat i Vetëvendosjes për Kryetar të Rahovecit, është emëruar në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal.

Ndërsa, Agon Batushën e ka emëruar në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Foto nga Zyra e Kryeministrit: Albin Kurti dhe Agon Batusha.

Kurti u ka uruar atyre “suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”.

Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti që nga e mërkura është në detyrë, pasi që Kuvendi u shpërnda për shkak të mos zgjedhjes së Presidentit dhe vendi shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 7 qershor.