Zyrtarë të Hamasit kanë arritur në Egjipt para fillimit të bisedimeve me Izraelin për të cilat SHBA-ja beson se do të dërgojnë në ndalimin e luftës dhe lirimin e pengjeve në Gaza.
Negociatorët izraelitë pritet që po ashtu që të udhëtojnë për në Egjipt më vonë gjatë ditës për bisedime rreth lirimit të pengjeve, pikë që është pjesë e planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për ndaljen e luftës.
Megjithatë, shefi i izraelit i këtyre negociatave, ministri i punëve strategjike, Ron Dermer, pritet që të bashkohet vetëm më vonë gjatë javës, në pritje të zhvillimeve në negociata, sipas tre zyrtarëve izraelitë. Zëdhënësit e Dermer dhe kryeministrit izraelit nuk kanë komentuar këtë situatë.
“Do ta dijmë shumë shpejt nëse Hamasi është serioz ose jo prej mënyrës se si këto bisedime shkojnë në rrafshin e logjistikës”, ka thënë sekretari amerikan, Marco Rubio, për NV News të dielën.
Trump po ashtu është shprehur optimist. “Më kanë thënë se faza e para do të përfundohet këtë javë dhe po iu them të gjithëve të lëvizin shpejt”, ka shkruar ai në një postim në rrjete sociale.
Faza e parë e planit ka të bëjë me lirimin e pengjeve në shkëmbim për të burgosur palestinezë. Kanë mbetur edhe 48 pengje në Gaza, 20 prej të cilave janë gjallë akoma.